75 Mall Live Search
11:45 / E Premte, 30 Tetor 2020 / k.v

Një pacienti i hiqet tumori i madhësisë 32 cm nga veshka, në Spitalin e Pejës

Mjekët në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë kryer një intervenim të vështirë, por fatmirësisht me sukses

Specialistët e Urologjisë në këtë spital ia kanë hequr pacientit tumorin 32 cm nga veshka.

“Nuk është edhe qe s’po punojmë. Sot e realizuam një heqje të tumorit të veshkës me madhësi prej 32 cm. Intervenim i mundimshëm dhe i gjatë por i suksesshëm. Falënderoj asistentët e mi dr. Viganin dhe dr. Kushtrimin, instrumentaret Majlinden dhe Vlorën, posaçërisht ekipin e anestezionit dr.Arditen, Malën dhe Gazmendin”, ka shkruar dr. Shkelzen Elezaj.