13:03 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / indeksADMonline

Mjekët ikin nga SHSKUK, Klinika e ORL-së rrezikon të mbyllet

Vetëm nga janari i këtij viti nga Kosova janë larguar 187 mjekë. E bazuar në trendin aktual, deri në fund të vitit pritet që kjo shifër të rritet.  Por jo vetëm jashtë vendit. Mjekët po ikin dhe nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK), tek spitalet private.

Me trendin e ikjes së mjekëve, Klinikat në SHSKUK-së, do të rrezikojnë të mbyllen. Një nga Klinikat që rrezikon të mbyllet në mungesë të stafit, është edhe ajo e ORL-së, nga e cila së fundi janë larguar dhe tre mjekë.

Burime të “Indeksonline”, thonë se nga Klinika e ORL-së së fundi janë larguar dhe tre mjek dhe se në rast se largohet dhe ndonjëri nga mjekët që punojnë aty,  klinika rrezikon të mbyllet.

“Përveç pagave të cilat janë ofenduese për specialistët shëndetësor, është dhe keqmenaxhimi në SHSKUK, që po bënë që mjekët të largohen.  Jo vetëm ORL, por me këtë trend të ikjes rrezikojnë të mbyllen dhe klinikat tjera “, tha ai.

Derisa Klinika e ORL-së rrezikon të mbyllet,  drejtori i kësaj klinike Arsim Behramaj, nuk preferoi të flasë.

I pyetur nga” IndeksOnline”, drejtori i Klinikë së ORL-së Behramaj tha se nuk ka kohë sot të flas për këtë çështje./IndeksOnline/