75 Mall Live Search
21:10 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mjekët japin alarmin: Celularët po shkaktojnë kancer!

Rrezatimi nga pajisjet është i lidhur me kancerin dhe infertilitetin, ndaj dhe përdorimi i tepërt i celularit është një rrezik jo i vogël.

Telefonat celularë transmetojnë informacion duke përdorur sinjale radiofonike me frekuencë të ulët, të cilat mund të na ekspozojnë ndaj një rrezatimi jo të shëndetshëm, sidomos kur transmetojmë ose shkarkojmë skedarë të mëdhenj.

Hulumtimet sugjerojnë se ekspozimi i shpeshtë dhe i afërt me telefonat celularë mund të jetë e mjaftueshme për të na rrezikuar.

Studimet kanë treguar prova se ekspozimi i telefonit celular mund të shkaktojë tumore në tru ose në vesh, ku trupi është shpesh në kontakt me pajisjen.