10:55 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Mjekët kontrollojnë deputetët në Kuvend

Një ekip i mjekëve ka arritur herët në mëngjes në Kuvendin e Kosovës për të kontrolluar secilin deputet derisa futet në sallën kryesore ku pritet të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të qeverisë.

Mjekët do të kontrollohen nëse ata kanë temperaturë apo jo pas situatës së krijuar me koronavirus.

Ky është rekomandim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Në seancën e sotme mediat dhe mysafirët nuk do të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri-tjetrit./IndeksOnline/