Mjekët kosovarë arrijnë në Kukës për të marr vaksinën antiCovid, Rama do të bëjë hapjen zyrtare të vaksinimit

Para pak minutave kanë mbërritur në Kukës tre autobusë që ishin nisur nga Kosova me punëtorët e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen në pallatin e Kulturës në Kukës.
Në këtë ambient ka filluar edhe regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë e ditëve të tjera do të vazhdohet me vaksinimin e 250 mjekëve të tjerë, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
Ndryshe në ora 12:00 i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Shqipëris Edi Rama./IndeksOnline