Mjekët largojnë tumorin sa topi i volejbolli nga një pacient në Rusi +18
Mjekët në Rusi kanë hequr një tumor në peshë 25 kilogramë nga vezoret e një gruaje.
59-vjeçarja ishte paraqitur në spital me dhimbje të forta dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në hetimin e mëtutjeshëm, mjekët gjetën një tumor të madh që rritej në bark dhe e nxituan pacienten në sallën e operacionit për t’i shpëtuar jetën.
Tumoret e vezoreve mund të rriten në formë masive pasi ato shpesh nuk shkaktojnë simptoma ose, nëse ndodhin, janë të vështirë për t’u larguar.
Mjekët në Connecticut -SHBA, për shembull, vitin e kaluar hoqën një rritje të vezores me peshë 60 kg nga një pacient 38-vjeçar.

Simptomat e kancerit të vezores mund të jenë të vështira për t’u njohur, veçanërisht herët.
Ato shpesh janë të njëjta me simptomat e kushteve më pak të rënda, siç janë sindroma e zorrës së irrituar (IBS) ose sindroma para-menstruale (PMS).

Simptomat më të zakonshme të kancerit të vezores janë:
-Ndjeheni të fryrë vazhdimisht
-Një bark i fryrë
-Siklet në zonën tuaj të barkut ose të legenit
-Ndjeheni shpejt të ngopur kur hani ose humbni oreksin
-Nevoja për shkuarje më shpesh në banjë
Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
-dispepsi ose vjellje e vazhdueshme
-dhimbje gjatë seksit
-një ndryshim në zakonet tuaja të zorrëve
-dhimbje në shpinë
-gjakderdhja vagjinale – veçanërisht gjakderdhja pas menopauzës
-ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës
-humbje papritmas e peshës