Mjekët: Mos pengoni Ligjin e pagave!
Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik të Kosovës ka mbajtur sot një takim me drejtorët, sindikalistët dhe Odën e Mjekëve.
Në këtë takim u diskutua Ligji për pagat me ç’rast u vlerësua se zbatimi i këtij ligji është i mirëseardhur për të gjithë punëtorët shëndetësorë.
“Në takim u tha se tendencat për të pezulluar zbatimin e këtij ligji janë të papranueshme dhe kanë për qëllim të dëmtojnë progresin e arritur në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të mirëqenies së punëtorëve shëndetësor”, thuhet në një njoftim nga QKUK-ja.
Pjesëmarrësit e takimit iu kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve që të jenë të kujdesshme dhe të mos pengojnë zbatimin e këtij ligji.