16:08 / E Shtunë, 17 Prill 2021 / OSH

Mjekët: Navalny mund të mbetet pa veshkë, gjendjen e ka shumë kritike

Politikani opozitar rus që po mbahet i burgosur, Aleksei Navalny, është i rrezikuar nga dështimi i veshkave dhe aftësia e të pamurit po i përkeqësohet pas më shumë se dy javëve të grevës së urisë, tha një sindikatë mjekësh të shtunën.

Navalny filloi ta refuzonte ushqimin në burg më 31 mars si shenjë proteste ndaj atij që e quajti refuzim i autoriteteve që ta trajtojnë si duhet për dhimbjet akute në shpinë dhe këmbë, shkruan Reuters.

“Gjendja e tij është vërtet kritike”, tha Aleksandra Zakharova, përfaqësuese e sindikatës “Aleanca e Mjekëve”, të cilën autoritetet ruse e cilësojnë si grup të aktivistëve të opozitës.

Ajo i citoi testet që sindikata i ka siguruar përmes avokatëve të kryeopozitarit rus, duke thënë se ai nuk është kontrolluar personalisht nga mjekët e sindikatës. “Ne i kemi parë testet dhe ato janë shumë, shumë të këqija”, tha Zakharova.

“Nivelin e kaliumit e ka të lartë dhe ka vlera tjera të larta, të cilat tregojnë se veshkat e tij mund të dështojnë së shpejti. Kjo do të çonte në sëmundje të ashpër dhe mund të ndodhë arresti kardiak”, shtoi ajo.

Rusia e ka dënuar Navalnyn me dy vjet e gjysmë burgim. Ai u arrestua pas kthimit nga Gjermania, ku u trajtua në një spital pasi ishte helmuar me agjent nervor.