Mjekët në grevë në QKUK, macja “hedhë vallen”
Ka disa ditë që mantelbardhët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës po mbajnë grevë, kjo për faktin se të njëjtit kanë kërkuar rritje pagash, duke përjashtuar disa prej tyre.
Jo të gjithë gjejnë rahatinë brenda mureve të këtij institucioni shëndetësor.
Indeksonline ka siguruar një video, në të cilën shihet një mace duke bërë ‘xhiro’ në repartin e Nefrologjisë. E njëjta ushqehet me ushqimin e mbetur të pacientëve që janë të shtrirë në këtë klinikë.
Marrë parasysh që në këtë repart është edhe pjesa e dializës, kjo mace dukshëm rrezikon shëndetin e pacientëve.
Jo rrallë herë të tilla skandale e përshkruajnë institucionin më të lartë shëndetësor në vend. /Indeksonline/