15:14 / E Enjte, 09 Mars 2023 / S Z

Mjekët nga Zvicra të gatshëm për bashkëpunim me mjekët kosovar në fushën e Gastroenterologjisë

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi, dhe zëvendësuesja e drejtorit të SHSKUK-së, Narqize Arenliu-Hoxhaj, kanë pritur në takim prof.dr. Mathias Breidertt nga Kanton-Spitali Olten në Zvicër, bashkë me znj.Tanja Brunneti.

Gjatë takimit, ku prezent ishte edhe drejtoresha e Klinikës së Gastroenterologjisë me Hepatologji, Fitore Komoni, ku është biseduar për ndryshimet e mëdha të kësaj klinike, që janë bërë në dy vitet e fundit.

Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet mjekëve të SHSKUK-së dhe atyre në Zvicër, me qëllim të ngritjes dhe avancimit të klinikës, për përkrahje në trajnime e bashkëpunim profesional dhe për organizimin të takimeve në të ardhmen./Indeksonline/