23:30 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020

Mjekët nuk e dinin nga se vuante, 18-vjeçarja studion për mjekësi dhe zbulon sëmundjen e saj

Historia e një vajze nga Jordania ka frymëzuar të gjithë dhe ka bërë xhiron nëpër mediat ndërkombëtare.

Ajo që në moshë 10 vjeç ka vuajtur nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda.

Ajo quhet Israa Altayeh dhe mjekët nuk arritën ta kuptonin kurrë nga se vuante, kështu në moshën 18-vjeçare ajo vendosi të studiojë për mjekësi. Israa ka lexuar rreth 200 libra mjekësie dhe zbuloi se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.

Kjo patologji ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma të shumta si probleme me kyçet, lëkurën dhe sistemin tretës. Kjo sindromë nuk ka ende një kurë specifike.

“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira“, ka treguar Israa.