19:00 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Mjekët porositin aktoren e famshme “të bëjë gati planet për vdekjen e saj”

Pothuajse një vit që kur u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë, aktorja Selma Blair tha që po mbaronte opsionet për të lehtësuar dhimbjen dhe paaftësitë fizike për shkak të gjendjes së saj.

Kur ajo ndjeu simptomat e para të sëmundjes, mjekët nuk mundën t’i shpjegojnë ato.

“Mjetet për lehtësimin e simptomave nuk kanë ndihmuar, dhe unë ndjehem keq e më keq,” i tha ajo një paneli shëndetësor në Nju Jork, organizuar nga “Time 100”.