75 Mall Live Search
08:44 / E Hënë, 25 Prill 2022 / MSH

Mjekët rikthejnë në jetë një të aksidentuar në Rugovë

Dje në Pejë një grua u gjet në rrugë pa shenja jete, pasi raportohet se derisa po ngiste biçikletën është goditur nga një automjet i cili thuhet se ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 17:00, në Rugovë.

Por, gjatë asaj kohe, në atë zonë kanë kaluar dy vëllezërit mjekë nga Peja, Korab e Krenar Berisha dhe i kanë ofruar viktimës ndihmën e nevojshme mjekësore, të cilën edhe e kanë rikthyer në jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur kirurgu plastik Korab Berisha, në profilin e tij në Facebook.

“Sot gjatë kthimit nga Rugova në Pejë rrugës arrita të jap ndihmën e parë dhe bashkë me vëllaun Dr. Krenar Berisha të kthejmë në jetë një qytetare të aksidentuar e cila ishte pa shenja jete”, ka shkruar Berisha në Facebook.