75 Mall Live Search
16:58 / E Martë, 01 Mars 2022 / k.v

Mjekët rusë i bëjnë thirrje Putinit të ndalojë pushtimin e Ukrainës

Mijëra mjekë rusë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor kanë nënshkruar një letër të hapur duke i kërkuar presidentit rus Vladimir Putin të ndërpresë armiqësitë kundër Ukrainës.

Mjekët, infermierët dhe ndihmësmjekët thonë se “kundërshtojnë fuqishëm veprimet ushtarake të kryera nga forcat e armatosura ruse në territorin e Ukrainës” dhe kërkuan largimin e trupave.

“Misioni ynë është të shpëtojmë jetë njerëzish”, thuhej në letër, shkruan skynews, transmeton IndeksOnline.

“Në këtë kohë të vështirë për të dy vendet, ne bëjmë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve politike ekskluzivisht me mjete paqësore.

Më shumë se 15,000 profesionistë mjekësorë e kishin nënshkruar letrën që nga e hëna.