75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 18 Mars 2022 / A. M.

Mjekët serbë fëmiun 5 vjeç e quanin terrorist !

Për mjekët serbë gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk vlente betimi i Hipokratit…

Pacientit të tyre, fëmijës shqiptar – 5 vjeç, në dhomën e spitalit në Prishtinë – i vënin etiketën e terroristit !

Këtë detaj tronditës e ke në librin e kirurgut, profesorit të mjekësisë dr. Salih Krasniqit – “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në QKUK nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftës në Kosovë 1998 – 1999”.

Libri doli në dritë nga shtëpia botuese amerikane “Jalifat”.

May be an image of 1 person and text

Autori Salih Krasniqi, 65, nga Tyxheci i Kamenicës dhe botuesi i librit Ramiz Tafilaj, në emisionin e sotëm të RTK-së, rrëfyen për barbarinë serbe.

Salihu me sytë e tij pa se si mjekët serbë me pushkë në krah ua bënin vizitat pacientëve në dhomat e spitalit…

Mjeku Krasniqi përmendi shifrat:

14 mjekë të vrarë

1 farmakalogjist

14 teknikë mjekësor

8 studentë të mjekësisë dhe

3 punëtorë të shtëpive të shëndetit.

Dhe unë shtoj, mjekët serbë – vrasës ishin tipa të Lombrozos.

Në shkencën e kriminologjisë mësohet për kriminelët e lindur- shkollën e antropologut italian Cezare Lombroso – libri i tij “L’uome deliquente (1876).

Serbët barbarë ua kalojnë edhe rusëve !

Nga Agim Muhaxheri