08:50 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Mjekët, të pa interesuar për të punuar në këtë repart të Spitalit të Gjakovës

Nga 15 marsi i vitit të kaluar Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Gjakovës është mbyllur dhe që nga ajo kohë s’ ka shërbime për pacientët.

Për shkak se asnjë mjek nuk ka shprehur interesimin të punojë në këtë repart, ai do të vazhdojë të qëndrojë i mbyllur, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Janë bërë më shumë se 10 muaj që kur Reparti i Syve në Spitalin e Gjakovës është mbyllur.

Reparti i Syve në Gjakovë qe 10 muaj i mbyllur, mjekët s’kanë interes për të punuar

Mungesa e mjekëve specialistë e mosinteresimi i mjekëve të tjerë për të punuar në këtë spital rezultoi me mbylljen e këtij reparti, pavarësisht që ka pasur pacientë të shumtë që kanë marrë shërbime shëndetësore aty.

Në Repartin e Syve në këtë spital kishin punuar dy mjeke, njëra nga to kishte dalë në pension para dy vjetësh, ndërsa njëra për shkaqe shëndetësore kishte lënë punën.