75 Mall Live Search
22:53 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / OSH

Mjekiqi: LDK do të jetë opozitë konstruktive

Nënkryetarja e angazhuar së fundi në LDK, Shqipe Mjekiqi ka qenë e ftuar në “Intervistën e Javës” në GazetaBlic.

Mjekiqi, ka thënë se LDK-ja në kuvend duhet të jetë opozitë konstruktive.

Ndërkaq, shton se duhet të kenë edhe rol mbikëqyrës.

“Lidhja Demokratike duhet të bëjë një opozitë konstruktive, e cila nënkupton diskutime, shqyrtime të ligjeve e propozimeve të cilat vijn nga Qeveria e re. Pra duke u bazuar në argumente, në fakte, në prova. Pra të luajm rol mbikëqyrës, të sigurohemi që Kosova do të shënoj progres në fusha të ndryshme”, ka thënë ajo.