18:06 / E Mërkurë, 18 Nëntor 2020

Mjekja kosovare: Ende ka të tillë që s’besojnë në virus, por pyetni ata që po presin në radhë për terapi

Nga të dhenat e IKSHP-së Vitia sot ka 11 raste të reja me COVID-19 nga komuna e Vitisë, kështu ka bërë të ditur Dr. Vjollca Kadolli. E njëjta ka thënë se që nga fillimi i pandemisë në këtë komunë janë 648 raste pozitive. Derisa sipas saj një qytetare mbrëmë ka humbur jetën.


Ky është njoftimi i saj:

Fatkeqësisht mbrëmë kemi humbur edhe një qytetare me COVID-19 nga fshati Lubishtë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes nga Lubishta për humbjen e familjares sê tyre.

Kemi një numër të madh të rasteve aktive, të cilat kërkojnë tretman shëndetësorë në QKMF-Viti dhe QMF-Pozheran.
Kujdesuni, zbatoni rekomandimet, na ndihmoni me përkushtimin tuaj serioz ndaj kësaj situate, bashkê mund ta mundim virusin.
Thirrjet tona të vazhdueshme dikënd e bezdisin, por numri i madh i pacientêve që po kërkojnê ndihmê shëndetësore, na rêndon edhe ne në aspektin psikologjik.
Nuk është e lehtë të mos mundesh te ofrosh ndihmën aty për aty. Akoma edhe sot ka njerëz qê po na thonë : si po besoni në virus, por pyetni ata që presin në radhë për të marrë terapi.

Ndihmonani neve edhe vetes, me këto gjëra të thjeshta:
#Mos dilni pa maskë në publik.
#Mbajeni distancën