75 Mall Live Search
19:37 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mjekra dhe flokët po i rriten, Labi i vendosur deri në liberalizim të vizave

Deputeti dhe këngëtari kosovar Labinot Tahiri, javë më parë ka dhënë një premtim, ai do ta lëshojë mjekrën dhe flokët deri sa të bëhet liberalizimi i vizave.

Këtë premtim ai e bëri në llogarinë e tij Instagram, ndërsa pikërisht në këtë rrjet social ai sot ka postuar një fotografi ku tregon se mjekra dhe flokët kanë nisur t’i rriten, përcjellë Indeksonline.

Ndryshe, Labi ka dorëzuar pasaportën e tij personale gjithashtu dhe ka thënë që nuk do të udhëtojë jashtë vendit, deri sa edhe bashkëqytetarët e tij të lëvizin lirshëm./Indeksonline/