Mjeku Arsim Gashi sulmon profesoreshën Hatixhe Pupovci – intervistohet nga policia

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci është sulmuar fizikisht sot nga mjeku Arsim Gashi.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për IndeksOnline tha që i dyshuari Gashi është duke u marrë në pyetje në stacion.
“Lidhur me këtë rast, rreth orës 18:30, policia ka shoqëruar në stacion policor për intervistim personin e dyshuar”, tha ajo./IndeksOnline/