75 Mall Live Search
15:16 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / Z S

Mjeku falsifikoi dokumentet e një burri, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyve

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special ndaj të pandehurve B.A., me profesional mjek në QKUK.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Po ashtu është ngritur aktakuzë dhe ndaj të pandehurit B.D., për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Sipas prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri B.A., ka falsifikuar dokumentet zyrtare të QKUK-së, për dobi të të pandehurit B.D., kurse i pandehuri B.D., akuzohet se dokumentet me përmbajtje të rreme i ka dorëzuar në gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

Më tutje thuhet se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme./Indeksonline/