Mjeku flet për shëndetin e Angela Merkelit, pas dridhjeve që kishte në një ceremoni
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte dridhje të trupit gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të ri ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Berlin.
Në pamjet e publikuara kancelarja “lufton” të ndalojë dridhjet e vazhdueshme.
Mirëpo, cfarë thonë mjekët rreth kësaj problematike të gruas më të fuqishme politike në Evropë, transmeton Indeksonline
Jakob Berger, mjek i përgjithshëm dhe kryetar i distriktit të Shoqatës së Doktorëve Bavarez, thotë se s’ka asgjë shqetësusese.
“Nuk ka asgjë serioze dhe s’rezulton me asnjë sëmundje serioze. Një dehidrim, mungesa e ujit. Në Berlin tani është shumë nxehtë tani dhe një grua si Angela Merkel me siguri se ka një stil jetese mjaft stresues. Pra, kjo nxit një humbje të elektrolitës në trup. Dhe kjo nga ana tjetër mund të çojë në shtrëngime dhe dridhje të pakontrolluara”, tregoi mjeku.

Vlen të theksohet se kancelarja, e cila në korrik mbush 65 vjet, ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga politika në fund të mandatit të dytë, më së largu më 2021.
Ndërsa, ajo është zgjedhur shefe e Qeverisë gjermane më 2005. /Indeksonline/