75 Mall Live Search
15:04 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Mjeku i Kosovës flet për gjendjen e futbollistëve, mësoni më të rejat nga lëndimi i Kryeziut

Hekuran Kryeziu është i vetmi futbollistë i lënduar te Kosova. Mesfushori i Zurichut, ka pësuar lëndim në shpinë me skuadrën e tij, megjithatë të martën ai është bashkuar me Kosovën.

Mjeku i ekipit përfaqësues, Murat Berisha ka deklaruar për Indeksonline që stafi është duke bërë çmos që ta aftësoj Kryeziun për ndeshjen me Bullgarinë.

“Hekurani ndjen dhimbje në shpinë por nuk është diçka serioze. Për ndeshjen e parë me Danimarkën nuk mendojmë të rrezikojmë por besojmë se do të jetë gati për Bullgarinë. Ndërsa mbrojtësi Mërgim Vojvoda e ka pësuar një lëndim para disa ditësh, por gjendja e tij tani është shumë e mirë. Përndryshe, të gjithë lojtarët tjerë janë në dispozicion”, u shpreh Berisha.

Deri te ndeshja e parë miqësore me Danimarkën, Kosova do të zhvilloj edhe dy seanca stërvitëse. /Indeksonline/