75 Mall Live Search
10:19 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Mjeku i Trumpit tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Sean Conley, ka thënë se Donald dhe Melania Trump janë mirë me shëndet pasi janë prekur me COVID-19.

“Presidenti dhe Zonja e Parë janë të dytë mirë në këtë kohë, ndërsa ata planifikojnë të qëndrojnë brenda Shtëpisë së Bardhë gjatë mjekimit të tyre”.

“Ekipi mjekësor i Shtëpisë së Bardhë dhe unë jemi duke i shikuar gjendjen e tyre shëndetësore dhe vlerësojë mbështetjen e ofruar nga disa prej profesionistëve dhe institucioneve më të mëdha mjekësore të vendit tonë”.

“Të jeni të sigurt, unë pres që presidenti, do të vazhdojë kryerjen e detyrave të tij pa ndërprerje gjatë rikuperimit dhe unë do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim në të ardhmen”, ka thënë Conley.