75 Mall Live Search
16:53 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Mjeku i UÇK-së, Ramë Zeqiraj aderon në AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka prezantuar aderimin e ri në parti.

Bëhet fjalë për mjekun e njohur, Ramë Zeqiraj. Ai  ishte mjek i UÇK-së gjatë luftës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dr. Ramë Zeqiraj është aktivist politik i çështjes kombëtare dekada me radhë. Gjatë Luftës Çlirimtare, ai nga pozicioni i mjekut ishte afër luftëtarëve të lirisë.

Sot, i urova mirëseardhjen në familjen tonë të përbashkët politike, e cila po zgjerohet çdo ditë e më shumë. Aleanca do të ketë ofertën më të mirë programore dhe kadrovike në këto zgjedhje, në të cilat synon fitoren.