09:35 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Mjeku kosovar infektohet me koronavirus, kishte ardhur për pushime nga Gjermania në Kosovë

Mjeku kosovar që jeton në Gjermani, Ilir Arifi, kishte ardhur për pushime në vendlindje, por se me tu kthyer në shtetin gjerman, ka rezultuar pas dy testeve të bëra, pozitiv me Covid-19, raporton IndeksOnline.

Arifi këtë lajm e ka bërë të ditur vet përmes një statusi në Facebook, duke treguar kështu që ka simptoma serioze.

“Ata qe e kanë kaluar dhe poashtu ata që janë duke u përballur me këtë virus e dinë seriozitetin e tij. Ju lutem bëni kujdes të shtuar. Ju uroj shëndet ?!”, ka shkruar ndër të tjera Arifi./IndeksOnline/

Postimi i plotë i tij: