Mjeku kujdestar: Gjendja e të plagosurve është e rëndë
Mjeku kujdestar i QKUK-së, Agron Çitaku ka dhënë detaje për gjendjen e të plagosurve nga të shtënat me armë në Prishtinë.
Ai para mediave ka thënë se një person është futur në sallë, e të tjerët janë në gjendje të rëndë.
“Para orës 16:00 jemi lajmëru për të plagosur nga të shtënat me armë. Në ora 16:00 janë sjell me emergjencë. Personat kanë ardhur me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim. Prej tyre, një në sallë, dhe dy tjerë janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Çitaku.

Ai ka treguar se të personat janë të plagosur në pjesë të ndryshme në trup.
Ndërkaq, në një përgjigje me shkrim nga Zyra për Informim kanë treguar se një person nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve ndërsa tre të tjerë janë plagosur/Indeksonline/