75 Mall Live Search
18:20 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mjeku kujdestar: Njëri nga personat e plagosur në operacion, dy të tjerët në gjendje të rëndë

Mjeku kujdestar në QKUK, Agron Çitaku ka konfirmuar se një nga të plagosurit ka vdekur.

Ai para mediave ka thënë se njëri ka vdekur, ndërsa, tre të tjerë janë në gjendje të rëndë, transmeton Indeksonline.

Çitaku ka theksuar se njëri  prej tyre është në sallën e operacionit.

“Përkundër masave të reanimimit, njëri nga të plagosurit nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra. Tre të tjerë janë në gjendje të rëndë, njëri është në sallën e operacionit. Kurse, dy personat tjetër po i përgatisim për operacion”, ka shtuar me tutje Çitaku./Indeksonline/