75 Mall Live Search
09:06 / E Mërkurë, 29 Tetor 2025 / KV

Mjeku në Vushtrri që u arrestua për ryshfet, kërkonte nga 10 deri në 50 euro për raporte mjekësore

Njësitë relevante të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, kanë arrestuar një mjek në Vushtrri me inicialet A.V., nën dyshimin për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas raportit zyrtar, arrestimi është kryer më 28 tetor 2025, pas hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore.

Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari, në cilësinë e mjekut, kërkonte dhe pranonte shuma nga 10 deri në 50 euro nga pacientët në këmbim të raporteve për pushime mjekësore.

Pas arrestimit, mjeku është intervistuar në prani të prokurorit të rastit, i cili ka vendosur masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur nëse në rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë./IndeksOnline/