Mjeku nga Kosova, dr. Burim Prushi, emërohet shef i Klinikës së Mjekësisë Interne në Gjermani
Mjeku kosovar, dr. Burim Prushi, është emëruar shef i Klinikës së Mjekësisë Interne II në një spital në Gjermani, duke marrë një nga pozitat drejtuese në këtë institucion shëndetësor.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë spitali, i cili njoftoi se dr. Prushi ka marrë detyrën e re më 4 korrik.
Sipas njoftimit, dr. Prushi është pjesë e këtij institucioni që nga viti 2023, ndërsa së fundmi ka ushtruar detyrën e mjekut të lartë drejtues (Leitender Oberarzt) në Klinikën e Mjekësisë Interne II.
“Dëshirojmë ta urojmë dr. Prushin për detyrën e re dhe t’i urojmë shumë suksese në punën e tij si shef i klinikës”, thuhet në njoftimin e spitalit.

