Mjeku nga Kosova përndiqte gazetaren prej më shumë se një vit, zbulohen mesazhet që i dërgonte

Gazetarja e Albana Bejko, e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj me mjekun nga Kosova që e përndiqte intensivisht, Behar Kamberi.
Ajo tha se përndjekja ka ndodhur prej më shumë se një viti, deri sa ajo iu drejtua institucioneve dhe e denoncoi, gjë që çoi më pas në arrestimin e tij.
Për herë të parë ajo ka shfaqur edhe mesazhet që ai i dërgonte, duke i thënë se ‘ishte burri i saj i ëndrrave’ dhe se ‘e donte shumë’ dhe donte të martohej me të.
“Një moment i frikshëm ishte kur në ambientet ku unë punoj, personi u afrua më kërkoi që të uleshim për kafe, në atë moment reagimi ishte instiktiv, i trembur, i thash ‘të lutem mu hiq qafe’. Kaluan 4 djem në atë moment, dhe kjo e trembi pak. Periudha intensive e përndjekjes ka qenë qershor i vitit të shkuar deri para pak ditësh, dhe unë më pas telefonave policinë”, tha ajo.

