75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 20 Maj 2021 / A. M.

Mjeku nga VV-ja që po synon kandidaturën për kryetar të Vushtrrisë!

Partitë politike kanë nisur garën e brendshme për kandidaturat për zgjedhje lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti.

Garë interesante pritet të jetë edhe në qendrën e Lëvizjes “Vetëvendosje” në Vushtrri.

Indeksonline mëson se njëri prej themeluesve të VV-së në këtë komunë, Artan Krasniqi, pritet t’i futet garës në zgjedhje lokale.

Krasniqi, i cili me profesion është mjek, konkretisht kardiolog në QKUK, është duke marrë mbështetje nga një pjesë e madhe e Degës.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani në Vushtrri #KosovoElections2021​​  #Vetëvendosje​ #Zgjedhjet​2021 - YouTube

Ndryshe, LVV-ja e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit doli e para në Vushtrri duke marrë 60.08% të votave, duke shënuar kështu një rritje prej 27% krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.

Vlen të theksohet se LDK-ja, konkretisht Xhafer Tahiri, aktualisht është duke udhëhequr me këtë qytet.  /Indeksonline/