21:50 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Mjeku shqiptar në SHBA: Për 2-3 muaj vaksina për covid19, do testohet tek majmuni

Kompani të ndryshme në botë kanë filluar të bëjnë analizat dhe eksperimentet për vaksinën që do të mund të përdoret për të luftuar koronavirusin.

Mjeku shqiptar që punon në SHBA, Arban Domi tha në një intervistë për RTV Ora se kompania ku ai punon për 2-3 muaj vaksina do testohet tek majmunët. Por ai bëri të qartë, se vaksina nuk mund të dalë pa u bërë një vit.

Arban Domi: Ne sapo kemi baruar testimin në minj, dje kemi marrë rezultatet, jemi në proces të analizës së tyre. Në varësi të këtyre rezultateve shpresojmë që në dy tre javët e ardhshme të shkojmë në një fazë tjetër, në një grup tjetër kafshësh të ndryshme nga minjtë. Për dy muaj ose tre muaj të shkojmë tek majmunët që është dhe faza e fundit përpara se të shkosh në testimin klinik. Në mënyrë të përgjithshme, njerëzit duhet të jenë të qartë për diçka: Vaksina nuk mund të vijë përpara një viti, në rastin më të mirë. Kështu që i gjithë përqendrimi duhet të jetë individual, higjienë dhe kujdes. Ndërsa në nivelin e mjekësisë kryesisht do bazohemi në medikamentet ekzistuese që po testohen në SHBA dhe kudo. 

Mjeku Domi tha se ka pasur dy tipe të koronavirusit dhe të dyja tipet janë shfaqur në Kinë.

Arban Domi: Teorikisht ekziston mundësia e mutacionit tek virusi. Për momentin nga të gjitha të dhënat shkencore ka vetëm dy tipe të virusit. Tipi i parë që ka qenë në Kinë dhe një tip që doli përsëri në Kinë, ishte më infektues sesa i pari, por përqindja e personave të infektuar nga tipi i dytë është më pak se i pari është 25% kundër 75% të të parit. Për momentin nuk mendoj se ka probleme të ndryshimit gjenetik, por në teori ndryshon dhe të në të ardhme virusi mund të ndryshojë. 

Në lidhje me teoritë alternative se virusi ka pësuar ndryshime gjenetike nga dora e njeriut, mjeku është i mendimit se kjo nuk është e mundur