Mjeku skanon barkun e gruas shtatzënë, bën një zbulim të rrallë
Binjaket identike u vunë re për pozicionin në barkun e nënës së tyre.
Videoja e motrave binjake është xhiruar diku në Kinë, ato me sa duket shkelmohen dhe goditen njëra me tjetrën gjatë një skanimi me ultratinguj. Nëna ishte katër muajshe shtatzënë, raportoi Daily Mail, transmeton Indeksonline.
Kjo video u ngarkua në rrjete sociale dhe i’u bënë shumë komente.
“Ato luftojnë në barkun e nënës së tyre, por do ta duan njëri-tjetrin kur të lindin”, kishte shkruar njëri.
Binjaket kanë lindur pa ndonjë incident./Indeksonline/