75 Mall Live Search
23:31 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / AR

Mjeku zbulon se si ishin momentet e fundit të aktores para se të ndërronte jetë

Mjeku dhe miku i ngushtë i Shannen Doherty, Dr. Lawrence D. Piro, tregoi se si ishin momentet e saj të fundit të shtunën.

Të dielën u njoftua se ylli i “Charmed” kishte humbur betejën e saj të zgjatur me kancerin e gjirit, një luftë që zgjati gati një dekadë. E diagnostikuar në vitin 2015, Doherty tregoi në 2017 se ajo ishte duke luftuar me sëmundjen.

Aktorja e njohur ishte e rrethuar nga disa nga miqtë e saj shumë të ngushtë, ka treguar Piro për People dy ditë pas vdekjes së saj. Piro theksoi qëndrueshmërinë e Doherty-t, duke e quajtur atë një “luftëtare të pabesueshme” që vazhdoi të luftonte me trimëri, pavarësisht nga shëndeti i saj në rënie.

“Ajo ishte në një vend ku ishte shumë komode, duke fjetur dhe në tranzicion. Ishte e zymtë dhe e trishtuar, por e bukur dhe e dashur. Gjëja më e vështirë për këtë ishte se ajo nuk ishte gati të largohej sepse e donte jetën”,  tha Piro.

Më tej ai shtoi: “Gjërat u bënë shumë më të vështira. Ne vazhduam të luftonim duke dhënë më shumë mbështetje dhe ne thjesht vazhduam të donim, shpresonim dhe mbështesim.”