Mjekur kosovar në Berlin: Mosha s’është kriter i vdekjes nga COVID19!

Fahri Beqa është mjek internist dhe kardiolog që jeton dhe punon në Berlin.
Ai përmes një postimi të bërë në Facebook, thotë se mosha nuk është kriter i vdekjes nga koronavirusi, por faktorët e rrezikut dhe mënyra se si jeton dhe si ke jetuar, transmeton Indeksonline.
“Ka njerëz që vdesin në moshën nën 40 vjeç apo edhe më të ri nga sëmundja, por ka edhe të tillë që jetojnë mbi 100 vjeç e mbahen mirë me shëndet dhe kanë ende motiv për të jetuar.
Gjatë një kontrollimi të punës së pejsmejkerit të zemrës (pajisje që bën stimulimin elektrik të zemrës) te një paciente 103 vjeçare në Berlin, në fund pasi u përshëndeta i thashë:
– “Ditën e mirë, shpresoj që të shihemi prapë pas 6 muajsh”
Përgjigjja e saj ishte kjo:
– “Pse jo, Ju po dukeni mirë me shëndet
doktor”
Nga ajo ditë kurrë më nuk e kam përdorur këtë lloj përshëndetje me pacientët”, shkruan doktori kosovar.
Ai thotë tute se nisur nga kjo edhe shoqata e mjekëve për mjekim intensiv në Gjermani moshën e ka larguar nga kriteret për marrjen e vendimit, se cilët pacientë duhet e cilët nuk duhet të vendosen në respiratorë nëse vjen deri te mbingarkimi i kapaciteteve shëndetësore dhe mungesa e respiratorëve si pasojë e COVID-19, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani.
E krejt në fund ai ka një porosi.
“Rrespektoni rregullat edhe më tutje sepse gjithnje e më shumë janë duke u rritur mundësitë që të mposhtet kjo pandemi”./Indeksonline