Mjeshtri i penalltive, De Gea pret goditjen e Theo Hernandez

Skuadra e Milanit e pat mundësinë të barazonte rezultatin në ndeshjen ndaj Fiorentinas.
Por, në minutat e fundit të 45 minutëshit të parë, Theo Hernandez humbi një penallti, shkruan Indeksonline
Portieri i njohur spanjoll, De Gea bëri një pritje fantastike dhe ia mohoi golin mbrojtësit francez.
Kujtojmë që në minutën e 22’të, edhe Mike Maignan bëri pritje të penalltisë.
Skuadra vendase është duke fituar minimalisht 1:0 me golin e shënuar nga Yacine Adli./Indeksonline/
🇪🇸🧤 DAVID DE GEA DENIES THEO HERNANDEZ'S PENALTY! 🧱pic.twitter.com/wdpEsU9aka
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) October 6, 2024