Mjeshtri shqiptar i shahut ndërron jetë gjatë garës
Mjeshtri i shahut, Harrallamb Boshak, ka ndërruar jetë dje gjatë garës në kuadër të Turneut Ndërkombëtar të Prishtinës.
Varrimi i Boshakut do të bëhet nesër në ora 12:00.
Lajmin për vdekjen e Boshakut e ka bërë përmes një njoftimi në Facebook, Federata Shqiptare e Shahut.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të FSHSH-së:
Me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të FIDE MASTER HARALLAMB BOSHKU (1953-2019)
Varrimi bëhet nesër, datë 5 ora 12:00. Homazhe për nder të tij do të organizohen pranë Pallatit të Kulturës , Durrës, nesër , ora 11-12 dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit !
Boshku ndërroi jetë në garë, dje pasdite, gjatë zhvillimit të Turneut Ndërkombëtar (rapid) të Prishtinës.
Harallamb Boshku ishte njëri nga Mjeshtrat me gjurmë të hkëlqyera në sportin e shahut dhe me kontribut të vazhdueshëm në stërvitjen e brezit te ri.
FSHSH i përcjell Ngushëllimet e sinqerta familjes dhe komunitetit te shahut!/Indeksonline