Mjet i dyshuar shpërthyes në kryeqytet, policia dhe FSK në vend të ngjarjes
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur pasditen e sotme në rrugën “Tirana” në Prishtinë.
Policia e Kosovës më të pranuar informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e zonës së rrezikuar derisa aty është paraqitur edhe FSK me njësitin e saj për de-minim të mjeteve shpërthyese.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se mjeti i dyshuar ende ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa autoritetet po punojnë për shpërthimin e tij apo largimin në mënyrë të sigurt.

Personat që jetojnë afër vendit të ngjarjes janë evakuuar deri në një vendim të ri të organeve të rendit./Indeksonline/