Mjet shpërthyes në Pejë
Në një mjet shpërthyes ka hasur një person në Pejë, përcjellë Indeksonline.
Pas raportimit, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes dhe njësitet e FSK-së kanë bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes në mënyrë të kontrolluar.
Mjete të ngjashme shpërthyese janë gjetur edhe ditë më parë në disa komuna të tjera të Kosovës. /Indeksonline/