75 Mall Live Search
20:23 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mjet shpërthyes në Podujevë, intervenon Policia dhe KFOR-i

Një mjet shpërthyes  është gjetur gjatë ditës së sotme në fshatin Livadic të komunës së Podujevës.

Sipas burimeve të Indeksonline mjeti shpërthyes është gjetur nga një banor i kësaj ane, pikërisht në afërsi të shtëpisë përderisa po pastronte atë pjesë të oborrit.

Pas hasjes në këtë mjet shpërthyes, i njëjti ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë rrethuar vendin deri në momentin e arritjes së pjesëtarëve të KFOR-it, të cilët edhe kanë bërë eliminimin e këtij mjeti./Indeksonline/