‘M’ke harru’, kolona zanore e verës tuaj!
Kjo verë ka sjellur hite të njëpasnjëshme nga artistët më të njohur në vend.
Janë disa këngë që u kthyen menjëherë në hite, por bashkë me kalimin e verës, do të kaloj edhe koha e tyre, shkruan Indeksonline.
Ndërsa janë disa të tilla qe mbesin gjatë në memorien tuaj, kalojë vite dhe ato ngjallin kujtime, ngjallin historitë e një vere të paharruar, argëtim, adrenalinë e kohë të mira.
Është pikërisht kënga ‘M’ke harru’ nga dy artistët më të suksesshëm në vend, reperi Ledri Vula dhe këngëtari Ermal Fejzullahu që jep këtë ndjesi.
Me tu paralajmëruar ky projekt ishte pothuajse i garantuar suksesi i tij, kjo për faktin se kjo dyshe asnjëherë nuk zhgënjenë, e as këtë herë nuk ishte ndryshe.
‘M’ke harru’ është ajo që i kishte munguar kësaj vere, një ritën qe të bën të vallëzosh e në të njëjtën kohë të mallëngjen, me videoklip artistike dhe ambient të mrekullueshme është ajo që duhej për ta kompletuar verën tuaj.
Dyshja fantastike, Ledri dhe Ermali tashmë e dinë formulën e suksesit, dhe ata janë këtu për të qëndruar gjatë./IndeksOnline/