75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 10 Maj 2019 / indeksADMonline

Mkhitaryan mund të mungojë në finalen e Europa Ligë për shkak të tensioneve diplomatike

Arsenal ka arritur të kualifikohet në finale të Europa Ligë, garë kjo të cilës Unai Emery ia ka marrur dorën.

“Topçinjtë” do të ndeshen ndaj rivalit lokal Chelsea në Baku, por atyre mund t’iu mungojë një nga yjet e skuadrës.

Bëhet fjalë për Henrikh Mkhitaryan. Dhe nuk ka të bëjë me ndonjë dëmtim, por për shkaqe diplomatike.

Sipas “Daily Mail”, fantazisti mund të mos udhëtojë dot me ekipin për shkak të tensioneve diplomatike që ekzistojnë mes Armenisë së tij dhe Azerbajxhanit, vendi ku zhvillohet finalja. Një situatë kjo që mund të jetë e rrezikshme për lojtarin.

Nuk është një gjë e re për Mkhitaryan, i cili nuk ka luajtur me Arsenal-in në transfertën e zhvilluara në fushën e Qarabag në fazën me grupe. “Topçinjtë” kanë hequr dorë nga autorizimi ndërkombëtar për ta pasur në dispozicion.

Unai Emery ka thënë në atë kohë: “Nuk mund të udhëtojë me skuadrën. Puna ime është futbolli. Unë respektoj çdo njeri, çdo kulturë, çdo vend dhe njoh çdo situatë”.

Në 2015-ën, Mkhitaryan ka qenë i detyruar të heqë dorë nga ndeshja që Borussia Dortmund ka luajtur në fushën e Gabala, pavarësisht se UEFA i garantoi se do t’i siguronte një vizë. Në pritje të finales, Mkhitaryan duhet t’i kërkojë një leje qeverisë së Azerbajxhanit, por Arsenal-i duket se nuk ka ndërmend ta bëjë. /IndeksOnline/