07:50 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

MKRS certifikon 200 të rinj për ndërmarrësi

Sot tek ish Instituti i Historisë, tani ndërtesa e administratës së UP-së, afër Institutit Albanologjik të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndajres së certifikatave për 200 të rinj.

Certifikimi i të rinjve bëhet për pjesëmarrjen e tyre në trajnimin “Ndërmarrësi për të rinjtë e Kosovës”.

Në këtë ceremoni do të merr pjesë ministri Kujtim Gashi, përfaqësues të MKRS-së dhe të Business Development Group.