13:59 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

MKRS certifikon 40 të rinjtë që ishin pjesë e “Change-Makers”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka ndarë rreth 40 certifikata për pjesëmarrësit e kampit veror “Change-Makers”.

Në këtë kamp kanë marr pjesë nxënës të shkollave të ndryshme të Kosovës, të cilët për rreth një javë kanë qëndruar në Gërmi kanë bërë aktivitete të shumta kulturore e sportive.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, teksa ka ofruar përkrahjen për programe të tilla tha se kampingjet e tilla e ndihmojnë rininë të kenë edhe edukim jo formal.

Sipas tij, kampet e tilla janë synim i MKRS-së dhe këto tashmë vetëm sa do fuqizohen tutje me krijimin e Fondit Rinor.

 “Zotohem që projekte të tilla si ministër do i mbështesë në vazhdimësi sepse tashmë siç e dini kemi kriju edhe fondin rinor i cili parasheh një prej objektivave edhe organizimin e kampeve në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Ky nuk ka qenë kampi i parë janë mbajtur edhe disa kampe të tjera, do të mbahen edhe kampe tjera në të ardhmen dhe uroj që ju të jeni pjesë edhe e kampeve tjera që kanë për qëllim edukimin veçanërisht tek pjesa e edukimit joformal dhe ato të arritura dhe ato njohuri  që i përfitoni nga kampi natyrisht që nuk arrini t’i përfitoni në shkolla sepse shkollat nuk kanë programe të tilla, dhe ky ka qenë njëri prej synimeve tona edhe pjesa e edukimit joformal dhe ajo e rekreacionit sepse në kampe ka edhe aktivitete të lira”, tha Gashi.

Drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus u shpreh se arsyeja pse e kanë mbështetur një projekt të tillë ka qenë aftësimi i të rinjve për tregun e punës.    

Sipas tij këto kampingje ndihmojnë në marrjen e aftësive të reja për të rinjtë.

 “Ne si USAID jemi të lumtur që mbështesim këtë aktivitet dhe ne duam që të kemi më shumë aktivitete të tilla kështu që shpresojmë që në të ardhmen të ketë më shumë kampe të tilla për fëmijë dhe të rinjtë në Kosovë. Arsyeja pse iu kemi bashkangjitur kësaj iniciativë është sepse ne duam që në shekullin 21  t’i përgatisim të rinjtë për punë dhe për këtë nuk duhet që vetëm të lexojmë…. Është me rëndësi se si ndërveproni me njëri tjetrin  si e përdorni kreativitetin tuaj dhe si komunikoni me të tjerët dhe si bëni publike para njëri tjetrin dhe shkathtësi të ngjashme”, u shpreh ai.

Nga Qendra për Arsim në Kosovë (KEDS), Luljeta Belegu -Demjaha, tha se programi Aset ka synim përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

Ajo ka inkurajuar  të gjithë nxënësit që përvojat e tyre të marra nga kampi t’i ndajnë me shoqërinë e tyre.

 “Programi Aset ka për qëllim me i zhvillua  shkathtësitë e buta tek nxënësit dhe tek tinejxherët  në mënyrë që ata me qenë më të punësushëm në tregun e punës dhe sot ju jeni përfaqësues të shkollave tona partnere…ne po ashtu punojmë edhe me mësimdhënësit tuaj dhe do shihemi në aktivitete pas shkollore”, tha ajo