75 Mall Live Search
10:42 / E Martë, 15 Shtator 2020 / indeksADMonline

MKRS-ja dhe UP-ja nënshkruan një memorandum bashkëpunimi

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ministrja e kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka thënë se kjo është marrëveshja e tretë që po bëhet sa i përket kësaj fushe.

Ajo tha se kjo marrëveshje është për ekspertët e gjeneratave në vijim.

Dumoshi ka thënë se këto marrëveshje kanë shumë domethënie dhe ka ftuar studentët që të studiojnë këto fusha ku flitet për trashëgiminë kulturore.

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka thënë se përfundimi i këtij mandati ka një domethënie të madhe, sepse po nënshkruhet një marrëveshje me një ministri që i ka kushtuar shumë rendësi këtij universiteti.

Ish- rektori ka thënë se edhe bursat që do të jepen do të japin një mundësi që të investohet në ekspert të veçantë te fushave të ndryshme.