75 Mall Live Search
07:11 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

MKRS hap sot zyret në Prizren

Sot në Prizren mbahet ceremonia e hapjes së zyrave të Ministrisë, së Kulturës, Rinise dhe Sportit.

Në ceremoni merr pjesë edhe ministri Kujtim Gashi dhe zyrat do të hapen në ndërtesës e ish-rektoratit të Universitetit të Prizrenit që gjendet në Sheshin “Shadërvan”.

MKRS, kishte dhënë disa data gjatë vitit 2018 për zhvendosjen e një pjese të kësaj Ministrie në Prizren, por nuk ishte arritur t’ i përmbahet asnjërës.

Ministri Gashi kishte pohuar se MKRS ka qenë e përkushtuar që një pjesë e kabinetit ministrorë  dhe dy departamente – ai i Kulturës dhe Trashëgimisë të transferohen në Prizren, por, siç ka pohuar ai më tej për shkak të problemeve objektive kjo nuk është arritur të bëhet gjatë 2018.