75 Mall Live Search
09:31 / E Premte, 29 Mars 2024 / mp

MKRS-ja i jep 160 mijë euro një kompanie për hartimin e projekteve për restaurimin e pesë xhamive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të bëjë projektimin dhe restaurimin e pesë xhamive.

Vetëm për hartim dhe projektim të projektit, ajo e ka shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë N.T.SH Mimark G-Project Ideal Partners Sh.P.K, me vlerën prej 159,500 eurosh.

Sipas të dhënave në dosjen e tenderit të publikuar në E-prokurimin, hartimi dhe projektimi, do të bëhet për xhaminë e Çokut në Junik, xhaminë e fshatit Orllan të Podujevës, xhaminë e mulla Ilaz Brojës në fshatin Burojë- Skenderaj, xhaminë “Suudi Efendi” në Prishtinë dhe në xhaminë e madhe në Ferizaj.

Më poshtë janë të listuara xhamitë për të cilat ministria ka paraparë të bëjë projektin dhe vlerën për secilën xhami.

Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike. 1. Xhamia e Çokut-Junik; me çmimin 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 2. Xhamia e djegur e fshatit Orllan-Podujevë; 20 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 3. Xhamia e djegur “Mulla Ilaz Broja” në fshatin Burojë-Skenderaj; 20 mijë euro Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 4. Xhamia “Suudi Efendi” në Prishtinë; 50 mijë euro. Realizimi i të gjitha shërbimeve, të cilat janë paraqitur në dokumentin aneks 1 – Specifikimet teknike – 5. Xhamia e Madhe e Ferizajt 80 mijë euro. /IndeksOnline/