75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 27 Shkurt 2025 / G T

MKRS-ja me sqarim lidhur me lajmin për anulimin e procedurave për stadiumet të Gjilanit, Pejës dhe Mitrovicës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë një sqarim në lidhje me raportimet e fundit, kinse janë anuluar tenderët për stadiumet të Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës.

MKRS-ja thotë se këto stadiume janë në proces të fazës së vlerësimit si procedura të rregullta, shkruan Indeksonline

“Lidhur me raportimet e fundit të mediave për anulimin e procedurave për stadiumin e Pejës, Mitrovicës dhe Gjilanit, sqarojmë se ato nuk janë anuluar.

“Sa i përket stadiumeve në Gjilan dhe Pejë, proceset janë në fazën e vlerësimit si procedura të rregullta dhe MKRS-ja do të dalë me rezultate në ditët në vijim. Po ashtu, sqarojmë se asnjë kontratë ekzistuese nuk është anuluar”, shkruhet në njoftimin e MKRS-së.