75 Mall Live Search
18:06 / E Enjte, 10 Prill 2025 / Z S

MKRS-ja ndan 500 mijë euro për revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë” për revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve”

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë”- si partnere e MKRS, për mbështetjen teknike në vlerë prej 500 mijë euro për hartim të projektit të revitalizimit të plotë të “Pallatit të Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, përfshirë këtu edhe sallën e djegur’’, ka shkruar Çeku.

Kjo marrëveshje hap rrugën drejt financimit të plotë për rinovimin, modernizimin dhe funksionalizim e këtij kompleksi ikonik– aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, duke e kthyer atë në një qendër bashkëkohore dhe multifunksionale, të gatshme për të mirëpritur Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/